Tenistja e re, Amanda Anisimova, në moshën 23-vjeçare, luajti finalen e saj të parë Grand Slam në karrierë, dhe pikërisht në Wimbledon.
Tenistja amerikane eliminoi në gjysmëfinale numrin një të botës, Aryna Sabalenka, por në finalen e së shtunës u mposht bindshëm nga Iga Sëiatek me rezultatin 6-0, 6-0.
E lindur në Florida nga prindër me origjinë ruse, Anisimova nuk i përmbajti dot emocionet pas ndeshjes dhe shpërtheu në lot, veçanërisht gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kur përmendi nënën e saj që ndodhej në tribunë.
“Nuk do të isha këtu pa të. Ka punuar më shumë se unë. Është njeriu më i përkushtuar dhe pa interes personal që njoh, ka bërë gjithçka që të arrij këtu. Faleminderit që erdhe dhe theve frikën e udhëtimit. Sot nuk është aspak faji yt që humba,”, tha Amanda mes lotësh, duke shpresuar të rikthehet sërish në një tjetër finale të Wimbledon.
Tenistja 23-vjeçare përjetoi një humbje të madhe në vitin 2019, kur babai i saj dhe njëkohësisht trajneri i parë ndërroi jetë papritur, ndërsa ajo ishte vetëm 17 vjeç. Në vitin 2023, ajo njoftoi tërheqjen nga sporti për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Megjithatë, ajo u rikthye fuqishëm dhe arriti të shkëlqejë në turneun më prestigjioz të tenisit botëror, duke arritur finalen e Wimbledon.
It wasn't the day Amanda Anisimova dreamed of, but she spoke with class and grace as she thanked her team and in particular her mum for being there 💚💜#Wimbledon pic.twitter.com/T2dUThqq1Q
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: