Swiatek ngjitet në majë, fiton Wimbledon

Swiatek ngjitet në majë, fiton Wimbledon

18:40, 12/07/2025

Iga Swiatek dominoi finalen e Wimbledonit për femra të shtunën, duke mposhtur Amanda Anisimovan.

Tenistja polake zhvilloi paraqitje fantastike teksa triumfoi me rezultatin 6-0, 6-0, për të marrë kështu titullin e saj të gjashtë Grand Slam në vetëm 57 minuta.

24-vjeçarja, Swiatek, u bë femra e parë që nga viti 1911 që fitoi finalen e Wimbledonit pa humbur asnjë ndeshje.

Pasi mposhti një nga më të mirat në botë, Sabalenkën, Anisimova nuk ia doli dot që të gjente ekuilibrin. Ajo bëri 28 gabime dhe fitoi vetëm 24 pikë, krahasuar me 55 të tilla të Swiatek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco