Kosova dhe Portugalia firmosin marrëveshje historike në ‘eSports’

Kosova dhe Portugalia firmosin marrëveshje historike në ‘eSports’

20:43, 11/07/2025

Kosova dhe Portugalia kanë forcuar bashkëpunimin në fushën e esports me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi mes Federatës Esports Kosova dhe Federatës Portugeze të Esports.

Ky memorandum, i nënshkruar nga presidentët e të dy federatave, Altin Preniqi për Kosovën dhe Pedro Honorio da Silva për Portugali, përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të skenës ndërkombëtare të lojërave elektronike.

Memorandumi parashikon një sërë iniciativash për të thelluar bashkëpunimin strategjik, teknik dhe institucional në esports, duke krijuar mundësi për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash, zhvillim kapacitetesh dhe pjesëmarrje të përbashkët në evenimente ndërkombëtare.

Altin Preniqi vuri në dukje se bashkëpunimi me Federatën Portugeze dëshmon përkushtimin e Federatës Esports Kosova në avancimin e pozicionit të saj në arenën evropiane dhe globale.

Ai përmendi organizimin e Kampionatit Evropian në Kosovë dhe reagimet pozitive nga institucionet evropiane dhe botërore të esports, duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë intensivisht për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me federata të tjera në Evropë dhe në botë.

Edhe presidenti i Federatës Portugeze, Pedro Honorio da Silva, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi si një mënyrë për ndërtimin e urave të reja bashkëpunimi në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco