Jose Mourinho kërkon me çdo kusht transferimin e yllit të Arsenalit

Jose Mourinho kërkon me çdo kusht transferimin e yllit të Arsenalit

11:14, 11/07/2025

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, raportohet se po synon sulmuesin e Arsenalit, Leandro Trossard, si pjesë e përpjekjeve për të riformësuar sulmin e klubit turk.

Me largimin e disa lojtarëve kyç, Fenerbahçe po kalon një rindërtim të rëndësishëm në fazën e sulmit.

Sipas medias turke “Fotospor”, Arsenali mund të jetë i hapur për të lënë të lirë Trossardin, veçanërisht pasi kontrata e tij aktuale po hyn në vitin e fundit. 

Mendohet se ‘Topçinjtë’ do të konsiderojnë një shitje nëse marrin një ofertë në rangun e 20 milionë eurove.

Gjithashtu, “Ajansspor” raporton se Fenerbahce po shton përpjekjet për të siguruar nënshkrimin e Trossardit.

Ai luajti në 56 ndeshje për Arsenalin sezonin e kaluar dhe shënoi dhjetë gola, duke qenë një lojtar i besueshëm në skuadër nën drejtimin e Artetës.

Megjithatë, me objektiva të rinj në listë, Trossard mund të mos ketë një rol kaq kryesor në sezonin e ardhshëm, duke e bërë kalimin në Turqi një opsion tërheqës si për klubin ashtu edhe për vetë lojtarin.

Largimi i mundshëm i Trossard përkon me kërkimin aktiv të Arsenalit për sulmues të rinj.

“Topçinjtë” kanë vënë në krye të listës sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, dhe janë në bisedime për të arritur një marrëveshje me sulmuesin suedez.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco