Dështoi me Wirtz dhe Nico Williams, Bayerni hidhet në sulm për Xavi Simons

Dështoi me Wirtz dhe Nico Williams, Bayerni hidhet në sulm për Xavi Simons

10:09, 11/07/2025

Bayern Munich e ka seriozisht për transferimin e Xavi Simons. Bavarezët kanë kontaktuar rivalët e Leipzig në lidhje me talentin holandez, i cili thuhet se ka njoftuar qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Simons, 22 vjeç, ka luajtur në “Red Bull Arena” për dy sezone (21 gola në 76 ndeshje zyrtare).

Sipas “The Athletic”, Bayern Munich i ka vënë syrin atij për të forcuar sulmin dhe për të zëvendësuar Jamal Musialën e dëmtuar.

Bavarezët, pasi dështuan për të marrë Wirtz dhe Nico Williams, synojnë që të sjellin holandezin në Mynih edhe pse nuk ka për të qenë e lehtë.

Kostoja e këtij transferimi pritet të kalojë 60 milionë euro.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco