Tenis/ Përcaktohen gjysmëfinalistët e ‘Wimbledon’, përballje e madhe Djokovic-Sinner

Tenis/ Përcaktohen gjysmëfinalistët e ‘Wimbledon’, përballje e madhe Djokovic-Sinner

10:46, 10/07/2025

Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste në grand slam të “Wimbledon”, me një përballje gjigantësh në raundin tjetër. Kështu, numri 1 në botë Jannik Sinner do të duelojë ndaj 7 herë kampionit Novak Djokovic.

Në çerekfinale, italiani mundi 2-0 (7-6, 6-4, 6-4) Ben Shelton, duke arritur të kalojë vështirësitë e një raundi më parë, ku pati problem me bërrylin.

Fitore me përmbysje arriti tenisti serb. Djokovic mundi 3-1 italianin Flavio Cobolli (6-7, 6-2, 7-5, 6-4), që ishte surpriza e këtij sezoni.

Ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj do të luhen ditën e premte.

Te femrat, tenistja polake Iga Swiatek avancon në gjysmëfinale pas fitores 2-0 (6-2, 7-5) ndaj Liudmila Samsonova.

Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë zvicerania Belinda Bencic, që mundi 2-0 Mirra Andreeva (7-6, 7-6).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco