PSG - Real Madrid/ Francezët thellojnë diferencën, shënohet goli i 3-të i ndeshjes, i dyti personal për Fabian Ruiz

PSG - Real Madrid/ Francezët thellojnë diferencën, shënohet goli i 3-të i ndeshjes, i dyti personal për Fabian Ruiz

21:29, 09/07/2025

Sot zhvillohet një nga ndeshjet më të pritura të Botërorit të Klubeve, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid përballen në gjysmëfinale, në një duel që për shumëkënd shihet si finalja e vërtetë e këtij turneu, i cili këtë vit zhvillohet për herë të parë me formatin e ri.

Francezët hyjnë në këtë sfidë me petkun e favoritëve, pasi janë fituesit aktualë të Ligës së Kampioneve dhe kanë treguar formë të shkëlqyer në ndeshjet e mëparshme të turneut. Megjithatë, përballë një skuadre si Real Madrid, me yjet e saj të mëdhenj dhe historikun e jashtëzakonshëm, asnjëherë nuk mund të thuhet se je favorit i pastër.

Ndeshja pritet me shumë kureshtje, pasi shumë ekspertë dhe tifozë besojnë se fituesi i Botërorit do të dalë pikërisht nga kjo gjysmëfinale e fortë.
Për shkak të trafikut të madh në qytetin e Nju Jorkut, që vonoi mbërritjen e skuadrave dhe tifozëve në stadium, fillimi i ndeshjes u shty me 10-15 minuta.

Në minutat e para të takimit:

• 6’ Fabian Ruiz shënoi golin e parë për PSGdhe golin e tretë, duke kaluar francezët në avantazh.

• 9’ Ousmane Dembele dyfishoi shifrat për PSG, duke vendosur një epërsi të qëndrueshme prej 2-0 ndaj Real Madrid.

Ndeshja vazhdon të zhvillohet në një ritëm të lartë dhe pritet një përballje e fortë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco