Parisi dhe Reali do të përballen për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube mbrëmjen e sotme, dhe e gjithë vëmendja është tek Mbappe.
Për herë të parë Kylian Mbappe do të luajë për herë të parë kundër ish-skuadrës së tij.
Mbappe shënoi 256 gola në shtatë vite me PSG-në, një rekord për klubin, megjithatë thashethemet për kalimin e tij te Real Madrid nuk u ndalën kurrë.
Në fund, ai e la kontratën e tij të përfundojë dhe u transferua në Madrid në qershor të vitit 2024. Vetëm muajin e kaluar, ai hapi një proces ligjor kundër PSG-së, duke kërkuar 61 milionë dollarë për paga të papaguara dhe duke e akuzuar klubin për "ngacmim moral".
Më pak se 36 orë përpara ndeshjes Paris – Real në Neë Jersey, nuk është ende e qartë, nëse do të startojë si titullar për Realin, pasi ka qenë i shtruar në spital me gastroenterit akut në fillim të turneut dhe deri më tani ka luajtur vetëm si zëvendësues në dy ndeshje.
Mbrojtësi i Parisit, Achraf Hakimi, u shpreh për gazetarët se është i lumtur që do të përballet me mikun e tij të ngushtë në gjysmëfinale.
"Siç kam thënë dhe më parë, është shoku im i mirë dhe do të jetë e bukur ta takoj në gjysmëfinale, por unë do të mbroj ngjyrat e ekipit tim – dhe kjo është më e rëndësishmja," tha Hakimi.
Paris Saint-Germain fitoi Champions League për herë të parë më pak se një vit pas largimit të Mbappe-s, me një fitore bindëse 5-0 ndaj Interit në finale, dhe tani synon të shtojë edhe Kupën e Botës për Klube në trofetë e saj.
Pas kualifikimit nga Grupi B, PSG eliminoi Inter Miami-n e Messit dhe Bayern Munich-un me rezultat të përgjithshëm 6-0. Me Gianluigi Donnarumman si lider, parizienët kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol (katër) dhe kanë pësuar vetëm një gol në të gjithë turneun.
Real Madrid u rendit e para në Grupin H dhe u kualifikua për në gjysmëfinale me fitore 1-0 ndaj Juventus-it dhe 3-2 ndaj Dortmund-it. Mbappe shënoi golin vendimtar të tretë kundër Dortmundit, por Gonzalo Garcia, 21 vjeç, me 4 gola dhe një asist deri tani, zor se do të lë vendin në formacionin titullar.
"Po bën një punë të shkëlqyer për ekipin, na ndihmon dhe është gjithmonë në vendin e duhur në zonë," tha trajneri i Realit, Xabi Alonso, për kanalin DAZN. "Është një nëntëshe klasike dhe jemi të lumtur që po ia del kaq mirë."
PSG nuk do të ketë në dispozicion Ëillian Pacho dhe Lucas Hernandez, të cilët janë pezulluar për dy ndeshje për shkak të kartonëve të kuq në ndeshjen ndaj Bayern-it. Nga ana tjetër, mbrojtësi i Realit, Dean Huijsen, është pezulluar për një ndeshje pas kartonit të kuq me Dortmundin.
Fituesi i Paris-Real do të përballet në finalen e së dielës (13 korrik) me Chelsea-n ose me brazilianët e Fluminense-s, skuadra surprizë e këtij turneu.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: