Musiala flet për herë të parë pas dëmtimit të rëndë, a e akuzon Donnarummën?

Musiala flet për herë të parë pas dëmtimit të rëndë, a e akuzon Donnarummën?

14:24, 09/07/2025

Jamal Musiala ka folur për herë të parë pas lëndimit të tmerrshëm që e pësoi në Botërorin e Klubeve.

Ylli i ri i Bayern Munchen nuk donte të akuzonte askënd për atë që ndodhi në çerekfinale kundër Paris Saint-Germainit.

Në mënyrë indirekte, sulmuesi gjerman iu referua Gianluigi Donnarummës, i cili pa dashje ia shkaktoi lëndimin e frikshëm futbollistit ofensiv në nyjën e këmbës.

“Dua t’ju them faleminderit për mbështetjen të gjithëve, kjo ka domethënie dhe vlerë të madhe për mua. Është e bukur ta shohësh se si bota e futbollit bëhet bashkë për këto gjëra në një periudhë si kjo. E vlerësoj shumë.

Operimi shkoi mjaft mirë dhe jam në gjendje të mirë. Ndër të tjera, më duhet ta them se nuk e akuzoj askënd për këtë, raste si këto ndodhin. Tani do ta shfrytëzoj kohën e ardhshme për ta rikthyer forcën time. Mezi pres t’ju shoh përsëri”, deklaroi futbollisti i Bayernit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco