Edi Martini kërkon të debutojë me fitore në ndeshjen e parë zyrtare në krye të Vllaznisë.
Në prag të sfidës së nesërme me BFC Daugavpils, ai ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
Shkodrani deklaroi se kuqeblutë do të kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.
“Gjendja e shumicës prej lojtarëve është e mirë, Mala ka pasur probleme do të jetë në stol, por jo nga fillimi, nëse na duhet sforco do ta fusim. Krymi është stërvitur me ekipin, nesër do të sakrifikojë dhe do të hidhet në fushën e lojës, të dy kanë pësuar goditje në ndeshje miqësore. Disa gjëra nuk na kanë shkuar ashtu si duhet, por ju kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet fituar, e dimë që është e vështirë, me gjendje të mirë fizike, por ne do të futemi në fushë dhe do bëjmë punën tonë për t’u kualifkuar në turin tjetër.
Kemi 25 lojtarë, askush nuk është i pazëvendësueshëm, kemi marrë masat e duhura për ta fituar këtë ndeshje. Përgjegjësi e madhe, është ndeshje që shërben për arkat e klubit, sa më larg të shkosh aq më shumë rriten të ardhurat për klubin, jemi përgatitur, ka një problem se duket kundërshtar i lehtë por është e vështirë në fushë, është ndeshje shumë e fortë, do vlerësim maksimal. I kënaqur deri tani jam, edhe tifozët presin lojtarë të tjerë, por fillimi i kampionatit është më 23 gusht, do marrim lojtar të tjerë, por do kisha pasur dëshirë ti kisha tani për Kupat e Europës. Është e rëndësishme kjo ndeshje”, deklaroi tekniku i Vllaznisë, Edi Martini.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: