Shuma marramendëse që përfiton Chelsea për kualifikimin në finalen e Botërorit të Klubeve

Shuma marramendëse që përfiton Chelsea për kualifikimin në finalen e Botërorit të Klubeve

09:16, 09/07/2025

Dihej mirë se premio për klubet që marrin pjesë apo shkojnë sa më pranë finales së Kupës së Botës për klube do të ishte e konsiderueshme.

Ekipi i parë që preku dje finalen ishte Chelsea, që mundi Fluminensen me rezultatin 2-0.

Përveç faktit se do të luajnë në finale për trofeun, “blutë” e Londrës kanë arkëtuar deri tani 80 milionë stërlina.

Një shumë e jashtëzakonshme, që mbulon mjaft nga shpenzimet e kryera deri tani në merkato.

Kjo vërtetohet nga fakti se ai që çoi Chelsea në finale është Joao Pedro, i blerë vetëm 10 ditë më parë dhe i federuar në dritaren e merkatos së hapur në fillim të korrikut. Ndikimi i brazilianit ishte thjesht shkatërrues, pasi shënoi dy golat e fitores.

Gjithsesi, shuma e përfituar mund të jetë edhe më e madhe në rast se skuadra londineze do të ngrejë lart trofeun.

Chelsea do të përballet me skuadrën që do të dalë fituese nga gjysmëfinalja tjetër mes Real Madrid dhe PSG.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco