Drita ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Differdange 03 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra gjilanase dominoi pjesën e parë, duke mbajtur kontrollin dhe krijuar disa gjysmëraste, por pa arritur të finalizonte. Ritmi i lartë i lojës dhe qasja ofensive e trajnerit Ardian Nuhiu nuk prodhuan gol gjatë 45 minutave të para.
Në fraksionin e dytë, Drita shtoi ndjeshëm presionin, duke e zhvendosur lojën më pranë zonës kundërshtare. Liridon Balaj ishte afër golit në dy raste të njëpasnjëshme, por fati nuk ishte me të.
Përpjekjet e Dritës u shpërblyen në minutën e 74-t, kur pas një aksioni të bukur, Arb Manaj gjeti rrjetën, duke shënuar golin vendimtar pas një asisti të saktë nga Salifu Ibrahim.
Ky rezultat i jep Dritës një avantazh të vlefshëm për sfidën e kthimit javën e ardhshme, duke e rritur optimizmin për kualifikimin në raundin tjetër të turneut më prestigjioz evropian për klube.
Rezultat pozitiv mori edhe Shkëndija e Tetovës në transfertë më skuadrën uellsiane TNS. Kuqezinjtë nga Tetovë tashmë kanë avantazhin e fushën në takimin e kthimit, që do të luhet pas një jave.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: