Transferimi i Tijjani Reijnders nga Milani te Manchester City është një nga shitjet më fitimprurëse në historinë e klubit kuqezi. Mesfushori holandez u largua nga “San Siro” për një shumë bazë prej 57.7 milionë eurosh, por operacioni mund të arrijë në totalin 71.7 milionë euro, falë 14 milionë eurove bonuse, të lidhura me objektiva të ndryshëm sportivë.
Sipas gazetarit Daniele Longo, këto bonuse përfshijnë si objektiva relativisht të pritshëm, ashtu edhe të tjerë më ambiciozë. Ja si ndahen ato:
Një detaj interesant është se nëse Reijnders largohet nga City përpara vitit 2030, atëherë Milani do të përfitojë automatikisht të gjithë shumën prej 14 milionë eurosh, pavarësisht nëse objektivat janë arritur apo jo.
Ky transferim përfaqëson një sukses të madh financiar për Milanin, duke e shndërruar Reijnders në një nga shitjet më të rëndësishme në historinë e klubit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: