Mbappé përballet me të kaluarën, Real Madrid – PSG, një gjysmëfinale me shumë tension

Mbappé përballet me të kaluarën, Real Madrid – PSG, një gjysmëfinale me shumë tension

20:41, 08/07/2025

Një vit pas largimit të bujshëm nga Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé do të përballet për herë të parë me ish-klubin e tij në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube. Kjo përballje e shumëpritur vjen pas një ndarjeje të ndërlikuar që la pas vetes tensione, objektiva të papërmbushura dhe një marrëdhënie që shpesh ishte në qendër të vëmendjes mediatike.

Mbappé, tashmë pjesë e Real Madridit, u transferua në verën e vitit 2024, duke mbyllur një epokë shtatëvjeçare në Paris. Megjithatë, marrëdhëniet mes palëve nuk përfunduan pa polemika, dhe ende vazhdon një çështje ekonomike mes tij dhe PSG-së për një shumë prej afro 100 milionë eurosh.

Për ironi të fatit, PSG-ja, pas largimit të tij, përjetoi sezonin më të suksesshëm në historinë e vet, duke fituar për herë të parë Champions League, ndërkohë që Real Madridi, me Mbappé-në në formë të mirë (44 gola në 58 ndeshje), mbeti pa trofe të mëdhenj.

Image

Në Madrid, francezi u përball me një fillim të vështirë, ndërsa kërkonte të përshtatej me skemën e Carlo Ancelotti-t dhe të gjente harmoninë me lojtarë si Vinícius Jr. dhe Bellingham. Edhe pse arriti shifra të larta në gola, sezoni i tij i parë përfundoi me zhgënjim, pasi Reali humbi LaLiga-n dhe Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës, ndërsa u eliminua në çerekfinale të Champions League nga Arsenali.

Ndërkohë, PSG-ja nën drejtimin e Luis Enrique ka ndërtuar një skuadër më të balancuar dhe kolektive, që ka fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon, përfshirë edhe finalen e Champions-it me një 5-0 kundër Interit. Tani, përballë Realit dhe ish-‘yllit’ të tyre Mbappé, parizienët kërkojnë të vazhdojnë marshimin triumfal.

Kjo gjysmëfinale nuk është thjesht një sfidë sportive, por edhe një histori e pashlyer mes të kaluarës dhe të tashmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco