Sot është një ditë e veçantë për futbollin e Rrogozhinës. Egnatia zbret për herë të parë në stadiumin e saj për një ndeshje të Ligës së Kampioneve, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin europian. Pas debutimit të vitit të kaluar, klubi rikthehet sërish në arenën më të madhe kontinentale, tashmë me përvojë dhe me një synim të qartë: kualifikimin ndaj Breidablik.
Atmosfera është elektrizuese, qyteti është gjallëruar dhe ekipi i trajnerit Edlir Tetova është gati për të dhënë maksimumin në një përballje ku fitorja është imperativ. Në fushë do të zbresin emra të njohur për tifozët, ata që ndërtuan suksesin sezonin e kaluar, ndërsa Kastriot Selmani, një nga afrimet e merkatos, ka fituar besimin për të nisur titullar.
Egnatia nuk është më thjesht një surprizë, por një skuadër që kërkon të vazhdojë të thyejë kufijtë, me një vizion të qartë dhe me sytë nga faza tjetër e kompeticionit. Rrogozhina është gati ta jetojë ëndrrën europiane në shtëpinë e saj.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: