Reagon Claudio Lotito: Këto janë mallkime që më dërgojnë, por do të më durojnë

Reagon Claudio Lotito: Këto janë mallkime që më dërgojnë, por do të më durojnë

18:54, 08/07/2025

Pas lajmeve që qarkulluan gjatë orëve të fundit mbi gjendjen jo të mirë shëndetësore, ka qenë vetë presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ai që ka reaguar duke i mohuar zërat dhe i ka cilësuar ato si lajme të rreme (fake neës) në një deklaratë për agjencinë ‘LaPresse’.

“Po çfarë problemi shëndetësor, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Thjesht shkova për disa kontrolle,” – tha presidenti bardhekaltër dhe senator i Republikës.

Lotito, duke komentuar me stilin e tij ironik lajmet e shpërndara në media, u shpreh:

“Këto janë mallkimet që më dërgojnë, ndaj fatkeqësisht do të më duhet të më durojnë. Kuptoni ku është çështja?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco