Lazio në ankth, presidenti Lotito pëson një komplikacion shëndetësor dhe shtrohet në spital

Lazio në ankth, presidenti Lotito pëson një komplikacion shëndetësor dhe shtrohet në spital

18:22, 08/07/2025

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është shtruar me urgjencë në Poliklinikën Gemelli të Romës pas një komplikacioni shëndetësor. Lajmi është raportuar nga ‘Gazzetta.it’, e cila bën me dije se Lotito ka pësuar një problematikë të papritur shëndetësore, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e saj.

Aktualisht, presidenti 67-vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet kontrolleve të hollësishme mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij.

Klubi dhe familja nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tij.

Tifozët bardhekaltër dhe bota e futbollit italian mbeten në pritje, me shpresën që gjendja e Claudio Lotitos të përmirësohet sa më shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco