Mentor Mazrekaj i bashkohet Ilirisë, një lider i ri për sulmin e skuadrës nga Fushë Kruja

Mentor Mazrekaj i bashkohet Ilirisë, një lider i ri për sulmin e skuadrës nga Fushë Kruja

16:56, 08/07/2025

Iliria e Fushë-Krujës ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj. Pas një sezoni të suksesshëm me Besën, ku në 20 ndeshje shënoi 9 gola dhe dhuroi 5 asistime, Mazrekaj ka vendosur të vazhdojë karrierën te skuadra që synon elitën.

Me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në futbollin shqiptar, Mazrekaj njihet për teknikën e tij të rafinuar, vizionin në ndërtimin e aksioneve dhe qetësinë që sjell në momente kyçe. Për Ilirinë, ky transferim nuk është vetëm një përforcim në repartin ofensiv, por edhe një prurje me peshë në aspektin e përvojës dhe lidershipit.

“Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj. Suksese me fanellën e Ilirisë”, – shkruan klubi në prezantimin zyrtar.

Skuadra nga Fushë Kruja beson se me afrime të tilla do të jetë gati për të luftuar për objektiva të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm të Kategorisë së Parë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco