Klubi më i titulluar në historinë e futbollit shqiptar ka nisur forcimin e radhëve për sezonin e ri, duke prezantuar me krenari afrimin e parë të merkatos verore. Tirana i uron mirëseardhjen mesfushorit gjeorgjian Tsotne Patsatsia, një lojtar me profil të kompletuar dhe potencial për të bërë diferencën në fushën e lojës. Me eksperiencë ndërkombëtare dhe cilësi të spikatura teknike, Patsatsia është gati të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë me fanellën bardheblu, simbol i lavdisë në futbollin shqiptar. Afrimi i radhës i klubit bardheblki pritet të jetë Klenadri Lleshi i cili së fundmi ka qenë pjesë e Laçit në Superiore.
Postimi i Tiranës:
“Mirësevjen Tsotne Patsatsia!
Klubi i Futbollit Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Tsotne Patsatsia, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori gjeorgjian ka firmosur një kontratë 2-vjeçare duke u bërë përforcimi më i ri në radhët e kampionëve historikë të Shqipërisë.
Patsatsia është një lojtar me cilësi teknike dhe fizike, i njohur për qetësinë me topin, vizionin në ndërtimin e lojës dhe përkushtimin në fushë. Me eksperiencën e tij në kampionatet jashtë vendit dhe ambicien për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Tiranës.
Mirësevjen në familjen bardheblu, Tsotne!
Suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën më të lavdishme në Shqipëri!”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: