Skuadra e Borussias së Dortmundit ka nisur pushimet pas eliminimit në Botërorin për Klube.
Trajneri Niko Kovac, duke analizuar paraqitjen e të tijve në këtë turne, shprehet i kënaqur, pasi skuadra e tij arriti ta kalojë fazën e grupeve.
“Nuk është dështim të shkosh në shtëpi pas një humbjeje kundër Real Madridit. Arritëm të shkojmë deri mes 8 skuadrave më të mira në botë dhe ky është një rezultat shumë i mirë”, deklaroi Niko Kovac.
“Ishte një turne i mirë për ne, arritëm të punojmë në disa drejtime që i konsideroj të rëndësishme. Pamë disa gjëra që duhet të përmirësojmë në të ardhmen dhe do të punojmë pas pushimeve”, u shpreh trajneri i verdhezinjve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: