Felipe Melo: Prisja më shumë nga Juventusi dhe Interi në Botërorin e Klubeve

Felipe Melo: Prisja më shumë nga Juventusi dhe Interi në Botërorin e Klubeve

14:47, 08/07/2025

Ish-futbollisti brazilian, Felipe Melo, që në Serie A luajti për dy sezone me Juventusin (4 gola në 78 ndeshje zyrtare), foli për skuadrën bardhezi. Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj ekipit të Tudor.

“Prisja shumë më tepër nga Juventusi në Botërorin për Klube. Ata janë një ekip i shkëlqyer. Kur pashë Juve-City më dhembi. U zhgënjeva vërtet nga ai rezultat”, tha Felipe Melo.

Më tej, duke folur për Interin, një tjetër ekip ku ka luajtur për dy sezone në Itali (1 gol në 38 ndeshje), ai shtoi: “Mendoj se ata duhet të ndryshojnë pak mentalitetin e tyre.

Pas asaj humbjeje në finalen e Champions League, ndoshta nuk prisnin të binin kështu. Në atë mënyrë. Dhe në vend të kësaj ndodhi, u eliminuan shumë shpejt”, shtoi braziliani.

Pastaj vjen çështja teknike: “Ndryshimi i trajnerit rëndon shumë. Inzaghi pati një lloj të caktuar loje, tani Chivu ka një tjetër. Duhet kohë. Ata duhet të përshtaten. Të kthehen në ekipin që të gjithë presin”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco