Allegri zgjedh kapitenin e ri të Milanit

Allegri zgjedh kapitenin e ri të Milanit

11:23, 08/07/2025

Massimiliano Allegri, pas prezantimit te Milani, ka nisur menjëherë nga puna.

Ai foli për largimin e Theo Hernandez, që nuk është grumbulluar, pasi pret të transferohet te skuadra e Al Hilal.

“Nuk kam shumë se ç’të them. Theo Hernandez ka bërë një zgjedhje tjetër nga ajo që kishte dhe i uroj fat të mbarë”, tha Allegri.

Deklaratë që konfirmoi transferimin e mbrojtësit francez tek arabët.

Më tej, trajneri kuqezi, duke folur për një tjetër francez, portierin Mike Maignan, tha: “Jam shumë i lumtur që Maignan ka vendosur të qëndrojë, ai është kapiteni i ekipit, një nga portierët më të mirë në Evropë.

Rafael Leao? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të ketë një sezon të shkëlqyer. Ai po arrin moshën e pjekurisë, po bëhet më i përgjegjshëm dhe ka të gjitha kushtet për të bërë mirë”, shtoi Allegri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco