Real Madridi bën kërkesë për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në La Liga

Real Madridi bën kërkesë për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në La Liga

11:02, 08/07/2025

Kupa e Botës për Klube nuk ka mbaruar ende, por Real Madridi, i cili ka arritur në gjysmëfinale, tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm.

Klubi i Florentino Perez i ka kërkuar federatës spanjolle të shtyjë ndeshjen debutuese në La Liga  kundër Osasuna.

Java e parë e ndeshjeve të kampionatit spanjoll është planifikuar për datat 16 dhe 17 gusht.

Madje ndeshja Real-Osasuna ishte planifikuar për të martën, 19 gusht, pikërisht për shkak të Kupës së Botës për Klube.

Por kjo shtyrje 48 orëshe nuk mjafton për “Los Blancos”. Klubi madrilen ka kërkuar ta shtyjnë atë në tetor, në mënyrë që të kenë një javë shtesë për t’u rikuperuar pas turneut amerikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco