Është mbyllur raundi i katërt i grand slam të “Wimbledon”, duke përcaktuar tetë tenistët çerekfinalistë në të dyja kategoritë.
Kualifikim me fat për tenistin italian Jannik Sinner. Numri 1 në botë përfitoi nga tërheqja e rivalit të tij, bullgarit Grigor Dimitrov në setin e tretë.
Ai u dëmtua, ndërkohë që udhëhiqte 2-0 (6-3, 7-5, 2-2) ndeshjen, duke i hapur rrugën Sinner.
Në çerekfinale kualifikohet edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 me përmbysje Alex de Minaur (1-6, 6-4, 6-4, 6-4). Më tej shkojnë edhe Ben Shelton (3-1 ndaj Lorenzo Sonego) dhe Flavio Cobolli (3-1 ndaj Marin Cilic).
Nuk ka surpriza të femrat. Polakja Iga Swiatek mundi 2-0 (5-4, 6-1) Clara Tauson, duke avancuar në çerekfinale.
Bashkë me të shkojnë edhe Belinda Bencic (2-0 ndaj Ekaterina Alexandrova), Liudmila Samsonova (2-0 ndaj Jessica Maniero) dhe Mirra Andreeva (2-0 ndaj Emma Navarro).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: