Sot është ditë e shënuar për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të presin Breidablikun në stadiumin e tyre, prej orës 21:00.
Jo vetëm Egnatia, pasi dy skuadra të tjera shqiptarë do të luajnë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.
Në orën 20:00 nisin së bashku ndeshjet e Dritës dhe Shkëndijës.
Fillimisht Drita përballet me Diferdanzh dhe kundër kampiones së Luksemburgut mendohet vetëm fitorja.
Sfida në “Fadil Vokrri” e sheh favorite absolute skuadrën e Gjilanit.
Shkëndija në anën tjetër do të sfidojë TNS-në e Uellsit. Për skuadrën e Tetovës do të jetë transfertë.
Turi i parë i Champions
TNS – Shkëndija, ora 20:00
Drita – Diferdanzh, ora 20:00
Egnatia – Breidablik, ora 21:00
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: