Lajmi i fundit

Elita shqiptare rreshtohet krah protestës rinore/ PD: Thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Nuk arriti të imponohej te Rapidi i Bukureshtit, ish-sulmuesi i Tiranës del lojtar i lirë

Nuk arriti të imponohej te Rapidi i Bukureshtit, ish-sulmuesi i Tiranës del lojtar i lirë

17:04, 29/01/2025

Florent Hasani është larguar nga Rapidi i Bukureshtit pas qëndrimit një vit te kjo skuadër. Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të lërë gjurmë në kryeqytetin rumun dhe ka ndërprerë kontratën me Rapid.

Faqja zyrtare e Rapidit ka konfirmuar se ka ndërprerë me marrëveshje kontratën me sulmuesin.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për të zgjidhur kontratën me Florent Hasanin, sulmues 27-vjeçar kosovar. I ardhur në vitin 2024 nga FK Tirana, nga pozicioni i golashënuesit më të mirë të Superligës Shqiptare, Hasani nuk arriti të konfirohej, duke shënuar vetëm një gol në 34 ndeshjet e luajtura. Përveç suksesit ndaj Kluzhit nga CFR, këtë sezon (2-2), kosovari ka dhënë edhe tri asistime në fanellën e Rapidit. I urojmë suksese në karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e Rapidit.

Hasani tani mbetet lojtarë i lirë dhe la mundësi të zgjedhë skuadrën që dëshiron, pse jo edhe në Superiore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco