Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Partizanit

Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Partizanit

13:46, 25/04/2024

Tirana do të presë Partizanin të dielën në “Air Albania” në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Superiores. Klubi bardheblu ka nxjerr në shitje biletat për të gjithë tifozët e interesuar.

Postimi i plotë

Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës.

Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”.

Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco