Agjenti i Rey Manaj: Në verë priten oferta edhe nga kampionatet e tjera

Agjenti i Rey Manaj: Në verë priten oferta edhe nga kampionatet e tjera

19:19, 24/04/2024

Rey Manaj ishte shumë afër rikthimit në Itali gjatë merkatos se janarit.

Sulmuesi lushnjar po bën shumë mirë në Turqi, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron 21 gola me Sivassporin mes kampionatit dhe Kupës.

Gjatë janarit sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit e kërkoi, por për Sivasspor-in ai ishte i patransferueshëm në atë moment, për këtë arsye diskutimet u shtynë për në korrik.

Agjenti i Rey Manajt, Vincenzo Pisacane, në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane theksoi se shqiptari është kërkuar nga disa klube të Serie A, ndërsa deri në përfundim të këtij sezoni sipas tij pritet që për sulmuesin të ketë oferta edhe nga kampionatet e tjera.

“Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitana-n, por më pas Sivasspor-i pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje, gjithçka u shty për në korrik. Duke parë si po ecën besoj se nuk do të jenë vetëm italianët që do e kërkojnë”, u shpreh Pisacane.

Vlen të theksohet se Rey Manaj ka kontratë me Sivasspor-in deri në 2026-ën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco