Ndeshja u anulua nga bora, Korabi e Luzi mbyllin sot javën e 30-të të Kategorisë së Parë

Ndeshja u anulua nga bora, Korabi e Luzi mbyllin sot javën e 30-të të Kategorisë së Parë

13:11, 24/04/2024

Korabi-Luzi 2008, e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë ishte parashikuar që të luhej më 21 prill, në Peshkopi.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të borës që mbuluan fushën sportive të Peshkopisë, FSHF vendosi që ta shtyjë këtë takim për datën 24 prill.

Sipas axhendës së re, Korabi-Luzi do të luhet sot në orën 15:00 në Peshkopi. Shpresohet që ndeshja të zhvillohet, ndonëse moti nuk ka qenë i qëndrueshëm në orët e fundit, por rëndësi ka që nuk ka rënë borë.

Në këtë takim Korabi kërkon që të kthehet te fitorja pas humbjes së fundit në transfertën e Ballshit. Ndërsa Luzi vjen në këtë takim me moral të lartë, pasi në ndeshjen e fundit mori një fitore spektakolare, 4-0, ndaj Lushnjës. Fitorja mbetet si dritë shprese për mbijetesën e luznjakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco