Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zhang feston yllin e dytë, mesazh emocionues për tifozët zikaltër: Kemi bërë histori së bashku

Zhang feston yllin e dytë, mesazh emocionues për tifozët zikaltër: Kemi bërë histori së bashku

11:57, 23/04/2024

 

Steven Zhang feston nga larg, në rrjetet sociale, titullin e tij të dytë si president i Interit dhe yllin e tij të parë, të merituar: “Uau, 20. Çfarë numri! 20 tituj. 116 vite dhe tani, më në fund, jemi këtu. Sot është një ditë ditë e veçantë, një ditë historike për të gjithë familjen e madhe zikaltër.

Dita në të cilën zemrat tona janë plot gëzim, sepse Interi ka arritur një qëllim që vetëm pak mund ta aspirojnë. Sot të gjithë tifozët e Interit në botë festojnë arritjen e yllit të dytë, një shenjë e pabesueshme që kemi bërë histori së bashku”.

Më tej shton: “Jemi përballur me sfida të panumërta, mes sukseseve dhe momenteve të vështirësisë, derisa arritëm lavdinë më të madhe, e cila na shpërblen për të gjitha përpjekjet tona. Synimi ynë ka qenë gjithmonë i njëjti, të rikthehemi në krye të Italisë dhe Evropës së bashku. E arritëm të parën dhe sot festojmë kampionatin e 20-të në historinë tonë, yllin e dytë që tani e tutje do ta mbajmë në gjoks.

Kur Armando Picchi ngriti titullin e dhjetë të zikaltërve në vitin 1966, kishin kaluar 58 vite nga nata e themelimit të Interit më 1908. Një rrugëtim i gjatë, që arrin tek ne, përsëri, 58 vite më vonë, më 2024. Një legjendë që kalon nga Giuseppe Meazza tek Interi i madh i Herrera dhe tregon historinë zikaltër që thyen rekord dhe lavdinë e tripletës.

Së bashku me familjet Moratti dhe Pellegrini, me të gjithë tifozët e Interit që janë dridhur, kanë qarë dhe gëzuar gjatë gjithë historisë së klubit, me ta jemi edhe unë dhe familja ime. Jemi krenarë që kemi mbledhur trashëgiminë e tyre dhe kemi lënë gjurmë në 116 vitet e historisë së Interit, një histori që vazhdon me kalimin e kohës.

Ndërsa emocionohemi së bashku, përballë dy yjeve që ndriçojnë sonte, mendojmë për të gjithë ata që e realizuan këtë arritje të jashtëzakonshme. Një fitore që është rezultat i punës së drejtuesve dhe stafit të nivelit më të lartë, edhe jashtë fushës. Prandaj do të doja të falënderoja drejtuesit e mi, të gjitha gratë dhe burrat e klubit. Pa ta ky sukses nuk do të ishte arritur kurrë.

Falënderimi im më i madh shkon për luftëtarët tanë të fushës. Për misterin tonë të madh, Simone Inzaghi, dhe gjithë stafin e tij. Faleminderit Simone! Siç e kam thënë shumë herë, ju jeni një dhuratë për mua, gjatë presidencës sime. Ju jeni një trajner, një person i jashtëzakonshëm, i cili formësoi ekipin tonë me mentalitet fitues. Ju përcollët besim dhe qetësi, krijuat këtë grup të madh.

Gjithashtu dua të falënderoj lojtarët e mi. Ju jeni krenaria ime dhe forca lëvizëse e Interit. Ju jeni një grup kampionësh i përbërë nga vlera autentike. Përgëzoj fansat tanë të jashtëzakonshëm, që këndojnë me mua refrenin më të bukur: ‘Për gjithë ato kilometra që bëra për ty…’ Kjo është kënga që më emocionon më shumë dhe që së shpejti do ta këndojmë së bashku në ‘San Siro’.

Ky është viti i tetë i pronësisë sonë në këtë klub të mrekullueshëm. Ne kemi përjetuar dy finale evropiane së bashku, 7 trofe, kemi qenë dy herë më të mirët në Itali. E kemi bërë Interin tonë të rritet, së bashku, kemi arritur lartësi të paimagjinueshme, brenda dhe jashtë fushës. Le ta vazhdojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm, që realiteti ynë të jetë po aq i lavdishëm sa ëndrrat tona. Forza Inter, gjithmonë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco