Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Serie A/ Bologna i jep leksion futbolli Romës në ‘Olimpico’

Serie A/ Bologna i jep leksion futbolli Romës në ‘Olimpico’

20:42, 22/04/2024

Bologna realizoi një super ndeshje ndaj Romës në “Olimpico”, të cilën e fitoi me rezultatin 1-3.

Ndeshja e vlefshme për javën e 33-të të Serie A rezultoi shumë e luftuar, por miqtë u treguan më të saktë përpara portës.

Goli i parë i kësaj përballjeje u realizua në minutën e 14’, me El Azzouzi që kaloi skuadrën e Motta-s në avantazh.

Ndërsa në minutën e 45’, Zirkzee i asistuar nga El Azzouzi shënoi golin e dytë për miqtë.

Në nisje të fraksionit të dytë Roma u shfaq më kërkuese, ndërsa rihapi ndeshjen ne minutën e 56’ me Azmoun që realizoi golin e vetëm të “verdhekuqve” në këtë mbrëmje.

Megjithatë në një aksion model, pas asistit të Zirkzee, Saelemaekers shënoi golin e tretë për Bologna-n dhe vulosi këtë takim.

Pas kësaj jave Bologna renditet në vend të katërt me 62 pikë, teksa Roma pozicionohet në vend të pestë me 55 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco