Arsenali merr përkohësisht kreun e Premier League

Arsenali merr përkohësisht kreun e Premier League

22:37, 20/04/2024

Arsenali rikthehet te fitorja në Premier League, ndërsa merr tri pikët në transfertën e Wolverhampton, në takimin e javës së 34-të që u mbyll me rezultatin 0-2.

Skuadra e “The Gunners” diktoi ritmin e këtij takimi, megjithatë goli i parë i ndeshjes së luajtur në “Molineux Stadium” u realizua në minutën e 45-të nga Trossard.

Ashtu si fraksioni hapës edhe pjesa e dytë ishte i mbushur plot raste për skuadrën e Artetës, por i dytë u realizua në fund, në minutën e 90+5′ nga kapiteni Odegaard.

Pas kësaj përballjeje Wolves renditet momentalisht në vend të 11-të me 43 pikë, teksa Arsenal merr momentalisht kreun e Premier League me 74 pikë, një pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë, por me skuadrën e Pep Guardiolës që nuk e ka luajtur ende ndeshjen e javës së 34-ët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco