Fundi i një epoke/ Marko Reus i jep lamtumirën zyrtarisht Borusias së Dortmundit

Fundi i një epoke/ Marko Reus i jep lamtumirën zyrtarisht Borusias së Dortmundit

16:07, 03/05/2024

Borusia Dortmund ka bërë zyrtare sot atë që të gjithë pritnin, lamtumirën e Marko Reus.

Sulmuesit i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe klubi ka vendosur që të mos rinovojë me 34-vjeçarin.

Klubi publikoi videon në të cilin futbollisti, nga tribuna e “SIgnal Iduna Park”, shpjegoi vendimi që është marrë për ndërprerjen e bashkëpunimit pas 12 vitesh të kaluara si pjesë e tij.

“Të dashur tifozë të Borusias. Unë kam qenë në gjendje që të luaj në këtë stadium shumë të bukur për 12 vite. I kam kushtuar gjysmën e jetës time këtij klubi. me të mirat dhe të këqijat. Sipas mendimit tim, kishte më shumë të mira. Klubi dhe unë kemi vendosur tashmë që të mos zgjatim kontratën”, shpjegonte Reus në videon emocionuese për tifozët e Borusias, për të cilët ai ka qenë një idhull i vërtetë në këto vite.

Reus pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës, por parashikohet që në të ardhmen të kthehet në një funksion tjetër në radhët e klubit, kur të ketë vendosur të largohet nga fushat e lojës.

Ai ka fituar 2 herë Kupën e Gjermanisë me Borusia Dortmund, por nuk ia doli të shpallej asnjëherë kampion me të.

Sipas informacioneve në mediat gjermane, ai ka marrë oferta konkrete nga klubet në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco