Europa League/Atalanta shokon Liverpoolin, Roma surprizon Milanin në ‘San Siro’

Europa League/Atalanta shokon Liverpoolin, Roma surprizon Milanin në ‘San Siro’

22:59, 11/04/2024

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 sfidat e para çerekfinale të Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 9 gola.

Padyshim që surpriza e mbrëmjes ishte disfata 0-3 që Liverpooli pësoi në “Anfield” nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Bergamaskët kanë hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales, me fitoren befasuese të arritur në Angli. 

Mbrëmjen e sotme festuan edhe Leverkusen dhe Benfika në shtëpi, si dhe Roma e De Rosit që mposhti minimalisht Milanin në “San Siro”. 

Gjithsesi në 3 sfidat e tjera llogaritë duken në hapura, teksa disi më të avantazhuar duken gjermanët e Bajern Levekusen që mposhtën në shtëpi West Ham me 2 gola diferencë.

Ndërkohë që për sa i përket suksesit të Benfikës dhe Romës, diferenca e golave është vetëm 1. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco