Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Miami i Messit eliminohet nga Championsi i Concacaf

VIDEO/ Miami i Messit eliminohet nga Championsi i Concacaf

16:20, 11/04/2024

Inter Miami i Lionel Messit dhe Luis Suarezit u mund 3-1 nga klubi meksikan Monterrey në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Concacaf-it dhe si rezultat eliminohet me shifra të përgjithshme 5-2.

Rikthimi i Messit si titullar, pas një mungese prej rreth një muaji për shkak të lëndimit, nuk mjaftoi.

Humbjes së ndeshjes së parë në Florida (2-1) iu shtua edhe disfata në Meksikë.

Monterrey u tregua superior në çdo repart dhe ishte një tjetër sulmues argjentinas, German Berterame, i cili u dallua mes vendasve me një gol të shkëlqyer nga distanca.

Miami e mbylli mbrëmjen e trishtë me dhjetë lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq të Jordi Albas, një tjetër ish-lojtar i Barcelonës.

Concacaf Champions League është kompeticioni kryesor rajonal i klubeve në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

Skuadra fituese e këtij viti do të kualifikohet për Kupën e re të Botës për Klube të vitit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco