Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

I hapi 'gropën' Elbasanit, tani bie edhe vetë. Sopoti në Kategorinë e Dytë

I hapi 'gropën' Elbasanit, tani bie edhe vetë. Sopoti në Kategorinë e Dytë

19:26, 19/05/2017

Kur të gjithë menduan se Sopoti ia hoqi paq pas fitores ke Elbasanin, e kishin tërësisht gabim. Do të jetë skuadra librazhdjote ajo që do të ndjekë verdheblutë në Kategorinë e Dytë, teksa janë mposhtur ditën e sotme në ndeshjen e play off me Vllazninë B në Lushnje.

Përballja mes dy skuadrave përfundoi në barazim të bardhe pa gola, teksa fati i saj u vendos nga goditjet nga pika e bardhë e penalltive aty ku lojtarët shkodranë u treguan më të saktë se ata kundërshtarë.

Kuqeblutë e drejtuar nga Kraja fituan 4-3 pas goditjeve të 6 penalltive të secilës skuadër, duke merituar në fund ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm futbollistik në Shqipëri shkruan Sportal.

Shazivari, Pashak dhe Çaushaj u treguan të saktë nga pika e bardhë e penalltive për Sopotin, teksa Muçollari, Bisha dhe kapiteni Çota gabuan mundësinë e tyre. Ndërkohë, për Vllazninë gabuan nga pika e bardhë e penalltive Djepaxhia dhe Dyca, ndërsa shënuan Miloti, Vjerdha, Balaj dhe Bega që shënoi penalltinë vendimtare.

Tani Vllaznia B do të garonë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa Sopoti nuk arriti dot të mbijetojë dhe rikthehet në të dytën edhe pse festoi më shumë se çduhet në fitoren ndaj Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco