Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Reagimi i De Biasit pasi e mbylli aventurën me Azerbajxhanin

Reagimi i De Biasit pasi e mbylli aventurën me Azerbajxhanin

17:57, 22/11/2023

Giani De Biasi mbylli aventurën me kombëtaren e Azerbajxhanit, të cilën e drejtonte prej verës së vitit 2020.

67-vjeçari regjistroi 39 ndeshje në pankinën e azerëve, me një bilanc: 10 fitore, 8 barazime dhe 21 humbje.

Kontrata i përfundoi pas eliminatoreve të Euro 2024, me Azerbajxhanin që e mbylli Grupin F në vendin e katër me 7 pikë.

De Biasi ka zgjedhur të mos rinovojë, ndërkohë që nuk ka ndërmend të ndalet. Dhe i ka të qarta idetë e së ardhmes.

“Tani jam në kërkim të një tjetër skuadre kombëtare… Dua të nis një aventurë që mund të më lejojë të kualifikohem në Europian ose Kupë Bote”, u shpreh tekniku.

De Biasi drejtoi kombëtaren e Shqipërisë nga dhjetori i vitit 2014 deri në qershorin e vitit 2017 duke shkruar historinë me kuqezinjtë, të cilët nën drejtimin e tij siguruan për herë të parë kualifikimin në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani “Francë 2016”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco