Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Muriqi pritet të kthehet ndaj Real Madridit

Muriqi pritet të kthehet ndaj Real Madridit

16:13, 22/11/2023

Vedat Muriqi e ka nisur fazën e rehabilitimit pas lëndimit që e kishte pësuar të dielën e 12 nëntorit teksa po e përfaqësonte Kosovën në duel me Izraelin. 

29-vjeçari do t’i humbasë ndeshjet kundër Atletico Madridit, Cadizit, Alavesit e Sevillës, ndërsa është e dyshimtë prezenca e tij kundër Osasunës, shkruan media spanjolle “AS”. 

Në rast se nuk do të jetë gati për takimet e fundit të vitit 2023, atëherë ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios, do të kthehet në fillim të janarit.

Më saktësisht, më 3 janar në ndeshje kundër Real Madridit në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco