Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Scaloni paralajmëron lamtumirën: Kam nevojë të reflektoj, Kombëtarja kërkon energji

Scaloni paralajmëron lamtumirën: Kam nevojë të reflektoj, Kombëtarja kërkon energji

14:27, 22/11/2023

 

Fitorja e Argjentinës përballë Brazilit u la në hije për shkak të trazirave që u krijuan në fushë. Kur gjithçka po shkon mirë me Argjentinën që ndër të tjera zbret në fushë edhe me statusin e Kampiones së Botës, trajneri Lionel Scaloni pas sfidës me Brazilin paralajmëron lamtumirën nga kombëtarja. Tekniku 45-vjeçar theksoi se drejtimi i Argjentinës kërkon shumë impenjim dhe energji duke qenë se në këtë moment, kombëtarja e ka ngritur shumë lart stekën.

“Kam shumë gjëra për të cilat kam nevojë të reflektoj. Tani “topi” ka ndaluar dhe unë duhet të bëj disa vlerësime, këto lojtarë më kanë dhënë shumë dhe kam në dispozicion një grup që pretendon gjithnjë maksimumin.

Nuk po them që kjo është një lamtumirë, por në këtë kombëtare “steka” është ngritur shumë lart. Kjo skuadër ka nevojë për një trajner me shumë energji dhe që t’iu dedikohet plotësisht. Këtë do t’ia them presidentit dhe lojtarëve”, u shpreh Scaloni.

Ajo që shton më shumë dyshimet se ndeshja ndaj Brazilit ishte e fundit për Scalonin me Argjentinën, është se trajneri pasi përfundoi 90-minutëshin, ftoi stafin e tij në fushë për të bërë një foto së bashku. Një gjest që nuk ishte ndërmarrë kurrë më parë nga tekniku 45-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco