Juventus komandon përkohësisht Serie A, vendosin dy mbrojtës

Juventus komandon përkohësisht Serie A, vendosin dy mbrojtës

19:59, 11/11/2023

Juventus kalon pengesën e Cagliarit, duke fituar 2-1 në shtëpi në Serie A. Për të parë golin e parë të sfidës u desh të prisnim një orë lojë, atëherë kur Bremer shfrytëzoi në maksimum një asistt ë Kostic, për të dërguar topin në rrjetë.

Rugani dyfishoi shifrat në minutën e 70-të, përpara se Dossena të ngushtonte shifrat për skuadrën nga Sardegna. Ky sukses dërgon “Zonjën e Vjetër” në krye të klasifikimi me 29 pikë, një pikë më shumë se Inter që luan të dielën. Cagliari endet në vendete fundit të tabelës.

Mbrëmja e Serie A rezervon një tjetër përballje interesante, atë mes Monzas dhe Torinos në Brianteo (Monza). Se kush do ia dalë të triumfojë, mbetet të shihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco