Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bayern merr kreun e klasifikimit, Dortmund mundet në Stuttgart

Bayern merr kreun e klasifikimit, Dortmund mundet në Stuttgart

17:54, 11/11/2023

Bayern Munchen ka marrë kreun e klasifikimit në Bundesligë, pas suksesit 4-2 ndaj Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë shtruan rrugën drejt fitores që në pjesën e parë me dopietën e Kane, për t’i patur gjërat më të thjeshta në pjesën e dytë.

Mysafirët, pas shumë iniciativash e përpjekjesh, vendosën ekuilibrat. Ishte Tim Kleindienst që ndezi shpresat e skuadrës modeste, ndërsa Beste në të 70-tën bëri që gjithçka të niste edhe një herë nga e para. Gjithsesi,  nuk kishte histori për t’u shkruar për këtë ndeshje, pasi Guerreiro dhe Chuopo-Moting i dhuruan 3 pikë skuadrës së Tuchel që tashmë ka 29 të tilla në total.

 Dortmund bie në MHPArena (Stuttgart), duke u mundur 2-1 nga Stuttgart. Fullkrug realizoi i pari në favor të verdhezinjtë, ndërsa përmbysja erdhi falë Undav dhe Guirassy. Me këtë rezultat, ekipi i Terzic, largohet nga vendet e para dhe e sheh veten në vendin e katërt. Stuttgart po bën mirë në këtë fillim kampionati dhe renditet i 3-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco