Ndarja tragjike nga jeta e Rapfael Dwamenës, FSHF-ja merr vendimin për të gjitha sfidat e kësaj jave

Ndarja tragjike nga jeta e Rapfael Dwamenës, FSHF-ja merr vendimin për të gjitha sfidat e kësaj jave

15:14, 11/11/2023

Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena, ka humbur tragjikisht jetën pas një kolapsi që pësoi në sfidën midis rrogozhinasve dhe Partizanit.

Për këtë arsye, FSHF-ja ka vendosur që të anulojë dhe dy sfidat e tjera të ditës së sotme, Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, gjithashtu dhe ato të nesërmes, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni.

Pritet një komunikatë e dytë nga ana e Federatës se kur do të luhen këto sfida, madje dhe ajo që u ndërpre mes Egnatias dhe Partizanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco