Milani i tregon PSG-së traditën në Champions

Milani i tregon PSG-së traditën në Champions

23:02, 07/11/2023

Milani ka shënuar fitore në ndeshjen vendimtare për fatin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit, në kuadër të xhiros së katërt në Grupin F.

Kuqezinjtë triumfuan 2-1 me përmbysje në rezultat kundër Paris Saint-Germainit, në stadiumin “San Siro”.

Ishte mbrojtësi Skriniar që zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, duke kaluar në avantazh Paris Saint-Germain.

Megjithatë, epërsia e mysafirëve nga Franca zgjati vetëm tre minuta, pasi Leao shënoi supergol për t’i barazuar shifrat.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, sulmuesi Olivier Giroud u përkujdes të përmbyste rezultatin me golin e dytë për Milanin.

Deri në fund, dy skuadrat tentuan golin, por në fund pikëve të plota iu gëzua Milani.

Me këtë fitore, Milani ndodhet në vendin e tretë me pesë pikë, një më pak se Paris Saint-Germaini dhe dy më pak se Dortmundi kryesues.

I fundit në grup është Newcastle me katër pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco