'Numri 10 e pret', konfirmohet destinacioni i ri i Kylian Mbappe

'Numri 10 e pret', konfirmohet destinacioni i ri i Kylian Mbappe

16:42, 03/11/2023

 

Në Spanjë janë të sigurt: Kylian Mbappe do të jetë pjesë e Realit të Madridit prej sezonit të ardhshëm. Ylli francez po luan vitin e fundit me PSG-në.

Në verë i përfundon kontrata me kampionët e Francës, teksa që prej datës 1 janar të 2024 pritet të firmosë një parakontratë me “Los Blancos”.

El Chiringuito TV raporton se te Reali janë gati të mirëpresin sulmuesin fantastik, i cili do të mbajë veshur fanellën me numër 10 në “Santiago Bernabeu”.

Florentino Perez tenton prej vitesh të sigurojë shërbimet e 24-vjeçarit. Vetë lojtari nuk e ka mohuar kurrë dëshirën e madhe pët të veshur një ditë fanellën e Realit.

Dhe vera e ardhshme do të finalizojë me sukses “telenovelën”, me klubin spanjoll që do të marrë me parametra zero një nga futbollistët më të mirë në planet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco