Milani piketon një kanadez për sulmin

Milani piketon një kanadez për sulmin

14:03, 03/11/2023

Objektivi i Milanit për verën e ardhshme në repartin e sulmit është Jonathan David.

“Gazzetta dello Sport” raporton sot në stendat e gazetave se qendërsulmuesi kanadez është i lidhur me Lille me një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit 2025 dhe në fund të sezonit, një vit para skadimit të marrëveshjes, drejtuesit e Milanit mund të bëjnë përpjekjen për ta transferuar.

Verën e kaluar vlerësimi i Jonathan David ishte 60 milionë euro. Tashmë duket se vlera e tij ka rënë dhe me 40 milionë euro, Milan mendon se do të ishin mëse të mjaftueshme për ta sjellë në Milano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco