A ka shanse ky Juventus për titullin e Serie A? Përgjigja e Dino Zoff është befasuese: Le të luajë për...

A ka shanse ky Juventus për titullin e Serie A? Përgjigja e Dino Zoff është befasuese: Le të luajë për...

13:41, 03/11/2023

Dino Zoff, portieri historik i Juventusit dhe i kombëtares italiane, me të cilin doli kampion bote në vitin 1982, analizon sezonin që po luan skuadra e Allegrit.

Çfarë mendoni për kampionatin që po luan Juventusi? A e pasqyron vendin e dytë aktual në renditje?

Unë mendoj se Juve është në përputhje me objektivat e vendosura, sepse numrat janë numra, të paktën deri më tani. Potenciali i Juves është sigurisht i dukshëm, veçanërisht në sulm. Mendoj se pozicioni është i duhuri, Juventusi do të luftojë deri në fund për Ligën e Kampionëve, ndoshta edhe titullin kampion.

Fakti që nuk luan në Kupat e Europës a përbën avantazh të madh?

Unë nuk e kam këtë mendim, sepse në Evropë, skuadrat e mëdha që fitojnë kupa dhe kampionate janë në thelb gjithmonë të njëjtat. Me stërvitjen e duhur mund të bësh mirë në të gjitha garat. Megjithatë, vetëm me kampionatin ka përqendrim absolut. Detyra për të bërë mirë është primare, ka më shumë përgjegjësi për një objektiv specifik sikurse është titulli në Serie A. Nëse nuk merr rezultatin e duhur në vetëm një garë, ku merr pjesë, do të jetë e rëndë.

A është e drejtë të vendoset titulli kampion si objektiv sezonal? A duhet të jetë qëllimi i Juventusit, fitimi i kampionatit?

Le të themi se Juventusi fillimisht duhet të luajë për 4 vendet e para, pastaj të shohim. Ka ekipe të mëdha që duhet të kenë gjithmonë kushtet për të fituar diçka, si Juventusi.

Te Juve flitet për rinovime mes Chiesa, Vlahovic, Locatelli dhe të tjerë. A ka ndonjë në veçanti, që do ta shihnit si shtyllë për të ardhmen?

Juve ka shumë shtylla, pastaj kontratat janë problem për klubin, i cili do të bëjë më të mirën e mundshme. Për të fituar, një skuadër ka nevojë për shumë lojtarë të fortë. Juve ka shumë lojtarë të mirë dhe unë nuk shoh vetëm një që mund ta bëjë dallimin. Në përgjithësi, ky Juventus është i një kalibri të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco