Xhuliano Skuka shënon në Kupën e Sllovenisë

Xhuliano Skuka shënon në Kupën e Sllovenisë

20:16, 31/10/2023

Xhuliano Skuka duket se pak nga pak po gjen ritmin e tij para portës kundërshtare siç kishte mësuar në Shqipëri me fanellën e Partizanit.

Sulmuesi gjeti dy javë më parë golin e parë në kampionatin slloven me Maribor, ndërsa sot ka shënuar edhe në ndeshjen e Kupës për skuadrën e tij.

Maribor vihej përballë amatorëve të Jurovski Dol dhe trajneri vendosi të bënte rotacion për një skuadër ku nuk kishte shumë rezistencë nga ekipi kundërshtar.

Kështu Skuka e nisi ndeshjen nga stoli për t’u aktivizuar në pjesën e dytë, por ai nuk vonoi që të linte shenjën e tij në këtë takim.

Në minutën e 79-të, Skuka tregoi aftësitë e tij duke iu shmangur pozicionit jashtë e loje e shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 7-0.

Ndeshja u mbyll me fitoren 9-0 të Maribor dhe me kualifikimin e mëtejshëm në Kupë, por për Skukën kishte vlerë më shumë fakti se tashmë po nis të shënojë më rregullisht, ajo që i kishte munguar në muajt e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco