Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Bëhet publike si votoi Shqipëria për ‘Topin e Artë’, pikët që dha gazetari Besnik Dizdari

Bëhet publike si votoi Shqipëria për ‘Topin e Artë’, pikët që dha gazetari Besnik Dizdari

17:47, 31/10/2023

Lionel Messi fitoi mbrëmë (30 tetor) “Topin e Artë” numër 8 të tij në karrierë, duke bërë kështu histori dhe një arritje rekord.

Ylli argjentinas mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin më të madh individual për një futbollist.

Në këtë proces kanë votuar 100 gazetarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kosova nuk ishte pjesë e kësaj liste, teksa Shqipëria ishte e përfaqësuar nga Besnik Dizdari.

Që nga fillimi i vitit 2022, kriteret e zgjedhjes kanë evoluar. Juria u ngushtua në 100 veta, një gazetar nga secili prej 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.

Kësaj radhe Kosova nuk ka votuar, pasi në ranglistën e FIFA-s aktualisht është poshtë 100 më të mirave, pra në vendin e 105-të.

Si votoi gazetari Dizdari:

Topi i Artë

1) Lionel Messi

2) Erling Haaland

3) Kilian Mbappe

4) Julian Alvarez

5) Rodri

Trofeu “Lev Yashin”:

1) Ederson

2) Emiliano Martinez

3) Mark-Andre Ter Stegen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco