Vërshëllima të padurueshme nga tifozët e Interit, Lukaku pa makthe në ‘San Siro’

Vërshëllima të padurueshme nga tifozët e Interit, Lukaku pa makthe në ‘San Siro’

17:33, 31/10/2023

Mbrëmja milaneze rezultoi shumë më e rëndë sesa pritej për Romelu Lukakun, që u rikthye të përballet si kundërshtar me ish-shokët e skuadrës tek Interi dhe kaloi një makth të vërtetë për më shumë se dy orë.

Vërshëllimat ishin të padurueshme dhe nisën që në momentin që belgu shkeli fushën për të kryer nxehjen para ndeshjes, për të mos u ndalur deri në fund të takimit, teksa edhe më e rëndë u bë situata me kalimin e minutave.

Topat e prekur nga belgu numëroheshin me gishtat e dorës, teksa loja zhvillohej vetëm në gjysmëfushën e lojës dhe Lukakut i duhej më shumë të vraponte për të bërë presing.

“Të paktën më jepni një top”, dëgjohet të shpërthejë belgu kundrejt danezit Kristensen, teksa në momentin kur njëri prej shokëve po merrte ndihmën mjekësore, Lukaku u pa të vendoste duart në mes i përhumbur, duke mos dëgjuar as Paredes, që i kërkonte të rreshtohej më mirë.

Natyrisht një situatë mjaft delikate për belgun, që të gjithë e cilësojnë një ‘gjigant delikat’ për vetë faktin që është një lojtar shumë i ndjeshëm dhe nuk shquhet për një karakter apo psikologji të fortë.

Tashmë i takon Jose Mourinhos që të bëjë punën e duhur me Lukakun, në mënyrë që ta rikthejë në formën e duhur mendore që për sfidën e fundjavës me Leccen,  e për të vijuar një javë më vonë me derbin ndaj Lazios.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco