De Bruyne në shënjestrën e arabëve, gati oferta e re për të bindur 'yllin' e Manchester City

De Bruyne në shënjestrën e arabëve, gati oferta e re për të bindur 'yllin' e Manchester City

18:01, 30/10/2023

 

Merkato e fuqishme që skuadrat arabe bënë këtë verë nuk do të ndalet këtu dhe në shënjestrën e tyre do të jenë të tjerë yje. Mes tyre edhe mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne.

Belgu nuk luan prej gati 3 muajsh, që kur u dëmtua në ndeshjen e parë sezonale. Ekipet arabe synuan ta merrnin 32-vjeçarin që këtë verë, por kampionët e Europës refuzuan çdo ofertë.

Gjithsesi, duke parë situatën, që De Bruyne është i dëmtuar dhe do të rikthehet në janarin e vitit tjetër, gjërat mund të ndryshojnë. Te City janë në dyshim në lidhje me gjendjen që do të ketë belgu kur të rikthehet.

Për trajnerin Pep Guardiola ai është një lojtar i rëndësishëm, por duke qenë se kontrata i skadon në verën e vitit 2025 mund të ketë surpriza. Football Insider sqaron se nga Arabia po përgatisin një ofertë tjetër, që t’i bindë të gjitha palët.

Me shumë gjasa transferimi do të ndodhë verën e ardhshme, teksa të gjithë presin të shohin gjendjen e lojtarit, kur të kthehet nga dëmtimi. Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë rreth 70 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco